Liria e pafat, kthehet kokulur nga stadiumi "Liman Gegaj" në Malishevë, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Malisheva.
Dukej se Liria po del e pamposhtur por pësuan në minutën e 90+7.
Hazrollaj shënoi nga penalltia.
Nga minuta e 72-të, Malisheva mbetet me një lojtar më pak pasi që Xhaka u përjashtua me karton të kuq por kjo nuk e ndihmoi Lirinë.
Malisheva zë vendin e katërt me 26 pikë e Liria të fundit me 9 sosh pas 17 jave në elitën e futbollit të Kosovës.