Liverpooli ka shënuar fitore në frymën e fundit në Londër, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Crystal Palacen, në takimin e javës së 16-të të Premier League.
Futbollisti Harvey Elliott ka realizuar gol të bukur nga 17 metra e në këndin e majtë pothuajse të poshtëm në minutën e 90+1, për 1:2.
Tre gola në pjesën e dytë, Mateta në minutën e 57-të shënoi nga penalltia për vendasit.
Mysafirët fituan me për mbysje me golat e Salah në minutën e 76-të e Elliott (90+1').
Ayew i Crystal Palaces u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 75-të.
Liverpooli merr kreun me 36 pikë në Premier League por ka një ndeshje më shumë se Arsenali dhe Crystal Palace renditet në pozitën e 14-të me 16 sosh.