Është një periudhë me ulje-ngritje për trajnerin Erik TenHag.
Menaxheri thjesht nuk ishte në gjendje ta përmbyste situatën te Manchester United, pavarësisht se bëri një punë të shkëlqyer në nëntor, duke u shpallur trajneri i muajit në Premier League.
Për këtë arsye ai shihet nga pjesa më e madhe si përgjegjës i vërtetë për problemet e ndryshme që mundojnë Djajtë e Kuq.
Vetë Erik Ten Hag ka zbuluar për revistën “United we stand” prapaskena të ndryshme rreth transferimit të tij në Manchester:
“Të gjithë më thanë: ‘Nuk mund të kesh sukses duke marrë atë punë, harroje’. Më thanë se ishte e pamundur. Por unë e desha këtë sfidë me gjithë qenien time dhe vendosa ta pranoja.
“E dija se nuk do të ishte e lehtë, por ky është një klub i madh me një tifozeri të madhe. Manchester United është i rëndësishëm, prandaj ata ose e duan ose e urrejnë atë”.