Bayerni Munihu ka pësuar debakël në Frankfurt.
Eintracht ka treguar lojë të madhe duke e turpëruar me rezultat 5:1 kampionin gjerman, Bayernin.
Eintracht një pesëshe në kajmak Bayernit.
Portieri bavarez, Manuel Neuer, sot ka pas një ditë të keqe me ekip, duke pësuar pesë gola.
Për Eintracht shënuan Marmoush (9'), Dina Ebimbe (31' e 50'), Larsson (36'), Knauff (60') dhe për Bayernin realizoi Kimmich (44').
Pas javës së 14-të në Bundesliga I, Bayerni është në vend të dytë me 32 pikë e Eintracht në të 7-tin me 21 sosh.