Atalanta pret Milanin!
Rikuperohet Gjimshiti, Theo sërish qendërmbrojtës.
Atalanta nuk fiton që prej 30 tetorit në kampionat dhe do të kërkojë rikthimin te suksesi pasditen e sotme në “Gewiss Stadium’, ku do të përballet me Milanin e Stefano Piolit.
Bergamaskët kanë rikuperuar mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti, i cili aktivizohet si zakonisht në qendër të mbrojtjes, ndërsa Pioli i beson sërish Theo Hernandezit në krah të Tomorit, me Florenzin si mbrojtës të majtë.