Po kush e ka pritur se Bournemouth do të ngadhënjejë në konak të Manchester Utd me rezultat 3:0, në takimin e javës së 16-të të Premier League.
Manchester Utd pësoi fiasko para shikuesve të vet, që padyshim e bën me dhimbje koke edhe trajnerin e tyre Ten Haag.
Solanke (5'), Billing (68'), Senesi (73'), shënuan për Bournemouth-in.
Manchester Utd është në vend të gjashtë me 27 pikë dhe ka nëntë me pak se lideri Liverpooli dhe Bournemouth është i 13-ti me 19 pikë.