Trajneri i Bayern Munih, Thomas Tuchel, ka qenë padyshim i zhgënjyer për humbjen e rëndë 5:1 që skuadra e tij pësoi në transfertë ndaj Eintraht Frakfurt. Tekniku kritikoi skuadrën, por edhe veten për një ndeshej padyshim jo në lartësinë e duhur për bavarezët.
“Nëse ke një javë kohë për përgatitje, nuk ke shumë argumente në anën tënde. Kemi humbur me meritë dhe me diferencë.
Ishte shumë sot dhe ne u ndëshkuam rëndë. Sigurisht që nuk ishim gati.
Gjithçka shkoi kundër nesh shumë shpejt, pas 36 minutash ne ishim në disavantazh 3-0. Gatishmëria, energjia që duhet për të fituar ndeshjet jashtë nuk ishte aty.
Ne ia theksuam këtë ekipit disa herë, por mesazhi nuk u përhap. Ne duhet të shohim veten për gabimet.
Performanca e ekipit sot është e pamjaftueshme. Edhe unë jam pjesë e ekipit”, tha Tuhel pas ndeshjes.