Futbollisti i Prishtinës, Mërgim Pefqeli, i gëzohet fitores së skuadrës së tij, me rezultat 1:0 ndaj Fushë Kosovës, në takimin e javës së 17-të të Kampionatit të Kosovës.
Pefqeli është autor i golit.
Ai tha se janë tre pikë të mëdha për Prishtinën.
“Ekipi shfaqi deshirë të madhe, pa çka humbëm shumë raste dhe për të cilat duhet të punojmë që mos të na ndodhin më.
Personalisht i gëzohem shumë golit me të cilën skuadra merr tre pikët e kërkuara, megjithëse fitorja mund të ishte shumë më e thellë”, tha Pefqeli për faqen e FC Prishtina.
Bardhekaltrit renditen në vend të pestë me 26 pikë dhe Fushë Kosova në të 11-tin me 10 sosh.