Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit nga minuta e 33-të për Sevillën por nuk ia dolën në Mallorca.
Skuadra e Mallorca-s ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Sevillës, në takimin e javës së 16-të në kampionatin spanjoll.
Larin në minutën e 11-të ka realizuar gol mjeshtëror nga rreth 14 metra duke e lënë të shtangur portierin Dmitroviq që vetëm shikoi topin se si futej në këndin e poshtëm të majtë.
Mallorca është në vend të 15-të me 14 pikë e Sevilla në të 16-rin me 13 sosh.