Shkëndija e Tetovës synon tre pikë në duel me Sileksin e Kratovës, që do të luhet nesër në Tetovë në kuadër të elitës së futbollit maqedonas.
Ndeshja luhet në orën 13.00.
Kryetrajneri i Shkëndijes së Tetovës, Ardian Nuhu, jep lajmin e mirë për tifozët e kësaj skuadre.
“Lëndimi që ka Qaka doli më serioz dhe ai veç më ka nisur fazën e rikuperimit, sepse sezoni vjeshtor për të përfundoi para kohe. Ndërkohë për ndeshjen me Sileksin lajm i mirë është kthimi i Krasniqit dhe Maksimovit që munguan xhiron e shkuar shkaku i pezullimit”, thotë Nuhiu.