Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Mevlan Adili, ka hyrë në “klubin 50” të kuqezinjve, duke kompletuar një jubile prej 50 ndeshjeve zyrtare me fanellën e Shkëndijës.
Dueli me Tikveshin (11 nëntor) në Tetovë, i fituar 1:0 me golin e Bruno Ditës ishte i 50-ti për Mevlan Adilin me fanellën kuqezi.
Të dielën ndaj Shkupit, 29-të vjeçari luajti ndeshjen e 53-të zyrtare.
Në tre etapa të ndryshme në klub, mbrojtësi luftarak ka rumbullaksuar 43 ndeshje në kampionat, 3 në Kupën e vendit dhe 9 në eliminatoret e Kupave të Evropës.