Kosova e Dusseldorfit e do me ngulm fitoren në duel me TSV Bayer Dormagen, në takimin e javës së 17-të në Bezirksliga.
Skuadra kuqezi është në luftë të ashpër për kreun e tabelës me ekipet SG Benrath-Hassels, TSV Eller 04 e DJK Gnadental.
Kosova e ka hedhur pas shpine barazimin befasues (1:1) me Rather SV.
Bayer renditet në vend të 15-të me 14 pikë.
Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç fitores
“Këtë të diele klubi ynë për kundërshtar ka TSV Bayer Dormagen
Me fillim nga ora 14:15 klubi ynë në xhiron e 17 në kuadër të Bezirksligas ndeshet kundër Bayer Dormagen në shtëpi ku vijmë nga barazimi kundër Rather SV dhe mundohemi qe të kthehemi tek fitorja këtë fundjavë.
E diele 14:15, adresa: Am Wald 130 40599 Düsseldorf”, njofton FC Kosova.
Pesë vendet e para
1. SG Benrath-Hassels 16 14 1 1 54:15 43
2. TSV Eller 04 16 14 0 2 56:20 42
3. Kosova 16 13 2 1 49:14 41
4. DJK Gnadental 17 12 3 2 66:26 39
5. TuS Gerresheim 15 7 2 6 37:38 23