Vllaznia dhe Dinamo do të përballen me njëra-tjetrën të dielën e 10 dhjetorit në kuadër të javës së 16-të të Superiores.
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00.
Në këtë sfidë nuk janë vetëm 3 pikët, por Dinamo gjithashtu kërkon që të kthejë disi në anën e saj historinë. Në 10 ndeshjet e fundit dinamovitët njohin vetëm 1 fitore ndaj shkodranëve. Në 9 ndeshjet e tjera, Vllaznia ka fituar 6, teksa 3 sfida kanë përfunduar në barazim.
Ndoshta është momenti i duhur që në “Loro Boriçi”, ekipi i Mehmetit të ‘thyejë akullin’, duke parë dhe formën e mirë që Dinamo po kalon.