Derbi i Anamoravës

Futboll

Derbi i Anamoravës

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:51
Pamje nga një ndeshje

Është koha për derbin e qytetit të Gjilanit, apo derbin që ngjall interesimin më të madh në futbollin tonë mes Gjilanit dhe Dritës.

Dy skuadrat e qytetit Gjilani dhe Drita sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.

Fatkeqësisht derbi i ditës së sotme do të jetë i zbehtë në tribuna, pasi do të luhet pa praninë e dy tifo grupeve, ndër më të mirat në Kosovë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku do të jenë të pranishme vetëm tifozët e Gjilanit ‘Skifterat’ pasi ky stadium nuk i plotëson kushtet që t’i presë dy palë tifozëri.

Ndeshja e sotme është e 47-ta kampionale mes dy skuadrave, që kanë zhvilluar edhe shtatë përballje në Kupën e Kosovës.

Kjo është përballja e dytë në kampionat për sezonin 2023/24.

Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve kampionale, ku ka marrë 17 fitore, 16 herë kanë përfunduar ndeshjet pa fitues dhe 12 fitore ka Gjilani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat