Amarildo Gjoni nuk do vazhdojë të jetë pjesë e Dinamos. Kështu bën me dije “Futbolli në Shqipëri” për sulmuesin 24-vjeçar që u afrua gjatë merkatos së verës.
Klubi që ka arritur akordin me Gjonin është Citta Varese që militon në Serinë D italiane.
Kujtojmë se po në të njëjtin klub luan dhe Sidrit Guri.
Për Amarildo Gjonin mund të themi se mori minuta si zëvendësues vetëm javën e dytë me Skënderbeun. Shtatlarti e ka pasur karrierën të përqëndruar më parë në Itali.