Sabit Bilali ishte një nga mungesat e padeklaruara në protokollin e Partizanit në sfidën ndaj Teutës, e mbyllur 1-1.
Mesfushori nuk udhëtoi me skuadrën drejt Durrësit.
Pavarësisht se trajneri Abilaliaj nuk e ka përmendur kur është pyetur në lidhje me dëmtimet, gazeta mëson se tetovari ka pësuar një tërheqje të gradës së parë dhe kjo është arsyeja që ka munguar.
Javën e ardhshme ai pritet të jetë gati për lojë.