Struga Trim Lum kampion vjeshtor

Futboll

Struga Trim Lum kampion vjeshtor

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 14:54
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum është kampion vjeshtor i Maqedonisë së Veriut në futboll.

Kampioni në fuqi para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Bregallnicës së Shtipit, në ndeshjen e javës së fundit të vjeshtës (java e 18-të).

Futbollisti Compaore është kreator i fitores, me golin që ka realizuar në minutën e 12-të e 90+2.

Struga Trim Lum kryeson me 39 pikë, pasojnë Shkupi 38, Shkëndija 35 e Bregallnica është në vend të 11-të me 17 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat