Skuadra shqiptare, Voska Sport nga Ohri, e ka përmbyllur ashtu siç duhet pjesën vjeshtore në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Voska ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Rabotniçkit, në takimin e javës së 18-të.
Futbollistët Jahiu (40'), Marushiq (47') e Olatunbosun (87’) shënuan për fitoren e Voska Sport dhe Gando në minutën e 54-të e Todorovski në atë të 84-tën për Rabotniçkin.
Voska renditet në vend të nëntë me 20 pikë dhe ka tre më pak se Rabotniçki në pozitën e 6-të.