Nice merr tri pikët në sfidën e javës së 15-të të Ligue 1 ndaj Reims, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 2-1.
Ndeshja ishte shumë e luftuar, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me porta të paprekura.
Në minutën e 55’ Laborde zhbllokoi sfidën dhe kaloi vendasit në avantazh.
Ndërkohë miqtë reaguan në minutën e 78’, me Abdelhamid që barazoi për Reims.
Vetëm katër minuta më pas Boga riktheu avantazhin të ekipi i tij dhe vulosi fitoren.
Pas javës së 15-të të Ligue 1, Nice renditet në vend të dytë me 32 pikë, katër më pak se PSG-ja kryesuese, teksa Reims renditet në vend të gjashtë me 23 pikë.