Duke folur për TuttoSport, Dino Zoff, legjenda e Juventusit, komentoi sezonin e deritanishëm nga skuadra e Massimiliano Allegrit, aktualisht në vendin e dytë në renditje, por vetëm dy pikë mbrapa Interit kryesues.
Një rrugëtim i rëndësishëm që Juventus ka bërë deri në këtë moment, për të cilin flet si më poshtë ish-portieri Dino Zoff:
“Diçka duhet në mesfushë për shkak të humbjeve të Fagiolit dhe Pogba për arsyet që të gjithë i dinë. Një lëvizje në atë sektor ndoshta do të ndihmonte për të rritur konkurrencën.
“Sulmi? Në realitet janë katër. Të gjitha shumë të vlefshëm: nga Vlahoviq te Chiesa, Milik dhe Kean: golat do të vijnë. Vlahoviq? Duhet besim, nuk ka dyshim për vlerën e tij”, shpjegoi Dino Zoff.
Më pas, ish-portieri i Juventusit foli për fazën mbrojtëse të bardhezinjve:
“Pikë e fortë 9 ndeshje pas pësuar gol nga 15? Ky është një rregull i vjetër i mirë futbolli që nuk perëndon kurrë.
“Nëse ke një mbrojtje të fortë dhe solide, je në një vend të mirë. Pësimi i pak golave është baza e skuadrave që arrijnë sukses të madh”, përfundoi Dino Zoff.