Nuk ka fitues mes Laçit e Tiranës dhe Erzenit e Kukësit

Futboll

Nuk ka fitues mes Laçit e Tiranës dhe Erzenit e Kukësit

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 15:42
Laçi

Laçi-Tirana ndajnë pikët në javën e 16-të të Kategorisë Superiore, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2:2.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18’ me Hasani që kaloi kryeqytetasit në avantazh në minutën e 18’.

Legjenda holandeze nuk ka dyshime: Ancelotti më lart se Ferguson dhe Guardiola

Ndërsa në minutën e 45+2’ Abazaj do të realizonte golin e dytë për Tiranën, duke bërë që “bardheblutë” të shkonin të qetë në dhomat e zhveshje.

Megjithatë në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 59’ nja autogol i Najdovkit rihapi sfidën.

Ndërsa sfida ishte në shtesë, në minutën e 90+2’ Kordeiro realizoi me një goditje nga distanca dhe i dha barazimin kurbinasve.

2-2 dhe Laçi renditet momentalisht në vend të shtatë me 17 pikë, teksa Tirana renditet në vend të tretë me 23 pikë.

Paqe edhe në sfidën Erzeni-Kukësi, që u mbyll me porta të paprekura. Pavarësisht rasteve nga të dyja anët, në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-0.

Pas javës së 16-të, Erzeni renditet në vend të nëntë me 17 pikë, teksa Kukësi në vend të gjashtë me 17 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat