Tirana dështoi të fitonte vetëm në fund përballë Laçit, duke dalë vetëm me një pikë nga sfida e javës së 16-të të Superiores. Trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj shpjegoi se çfarë nuk shkoi në këtë sfidë dhe se cilat janë objektivat e Tiranës.
“U ul pak agresiviteti, u ul pak lufta, u krijua më shumë tolerancë, skuadra tjetër ka lojtarë me kualitet, i marrin më mirë situatat. Ndërkohë ne duhet të ishim më agresivë.
Më të luftuar në fushën e lojës, sepse duhet ta mbanim larg portës kundërshtarin tonë siç e mbajtëm në pjesën e parë.
Ne çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar dhe për të arritur majat. Tirana vetëm këtë objektiv ka”, tha Ahmataj.