Bylis bën detyrën ndaj Luzit në takimin e javës së 15-të të Kategorisë së Parë, ndërsa triumfon me përmbysje me rezultatin 3-1.
Ishin miqtë ata të cilët zhbllokuan sfidën, duke shënuar me Itodo në minutën e 19’.
Vendasit reaguan në minutën e 41’, me Kasaj që barazoi për ballshiotët dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej në paqe.
Ndërsa në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 54’ Ruci përmbysi rezultatin dhe kaloi Bylisin në avantazh. Rezultati u vulos në minutën e 71’, me Kibe që shënoi golin e tretë për ekipin e Bylisit.
Pas javës së 15-të Bylis kryeson me 38 pikë, teksa Luzi në vend të fundit me 12 pikë.
Korabi fitoi me rezultatin 0-1 në tranfertën e Besës së Kavajës, me golin e vetëm që u realizua në minutën e 76’ nga Cema.
Pas kësaj jave, Besa renditet në vend të 10 me 11 pikë, teksa Korabi në vend të gjashtë me 20 pikë.
Kastrioti bind me rezultatin 3-1 ndaj Tomorit të Beratit. Golat për krutanët i realizuan Diamanti 14’ 62’dhe Marinaj në minutën e 83’. Ndërsa golin e vetëm për beratasit e shënoi Ndrejaj.
Lushnja mposht Burrelin me rezultatin 2-0, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë, Preknicaj në minutën e 20’ dhe Ayinde në minutën e 42’.
Pas javës së 15-të, Lushnja renditet në vend të shtatë me 18 pikë, teksa Burreli në vend të nëntë me 12 pikë.