Kampioni i Anglisë Manchester City nuk ka lejuar befasi duke fituar me përmbysje në Luton.
City ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Lutonit, në takimin e javës së 16-të të Premier League.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Adebayo në fund të pjesës së parë.
City këndellet në pjesën e dytë duke shënuar dy gola brenda katër minutave.
Silva në minutën e 62-të e Grealish në atë të 66-tën.
City u paraqit pa sulmuesin më të mirë, norvegjezin Erling Haaland.
Liverpooli kryeson me 37 pikë, pasojnë Arsenali me 36, Aston Villa 35, Manchestr City 33 e Luton është në vend të 18-të me 9 pikë.