Monza fiton me rezultatin minimal 1-0 ndaj Genoa-s në takimin e javës së 15-të të Serie A, duke u rikthyer kështu të triumfi.
Sfida rezultoi shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.
U desh minuta e 83’ që të realizohej goli i vetëm i kësaj sfide, me Dany Mota që u dha avantazhin dhe njëkohësisht fitoren vendasve.
Pas javës së 15-të, Monza renditet në vend të nëntë me 21 pikë, teksa Genoa në vend të 15-të me 15 pikë.