Sukses i madh për Kosovën e Dusseldorfit.
Skuadra kuqezi përmbylli në mënyrën më të mirë sfidën me Tsv Bayer Dormagen duke e demoluar me rezultat 3:0.
Kosova merr kreun e tabelës në Bezirksliga me 44 pikë të mbledhura.
“Përshëndetje te ngrohta nga kampioni i juaj vjeshtorë.
Klubi ynë me 3 pikët e radhës kundër Tsv Bayer Dormagen përfundon gjysëm sezonin e parë me 1 pikë në krye të tabelës duke u shpallur kështu kampion vjeshtor.
Rezultati përfundimtarë i ndeshjes së sotme 3:0 me golashënues Derman Disbudak në minutën e 57 dhe Max Stellmach u përkujdes për golin e dytë dhe të tretë (71’ 79’)
Faleminderit për ju që besuat në djelmoshat tanë dhe ishi gjithmonë në përkrahje të tyre
Ne vazhdojmë para për qëllimin tonë
Ndeshja radhës të dielën e ardhshme kundër TuS Mundelheim”, njofton FC Kosova.
Katër të parët
1. Kosova 17 14 2 1 52:14 44
2. TSV Eller 04 17 14 1 2 58:22 43
3. SG Benrath-Hassels 17 14 1 2 54:16 43
4. DJK Gnadental 17 12 3 2 66:26 39