Barcelona pret në “Estadio Olímpico Lluís Companys” Gironan e gatshme për të përfituar nga ndalesa e Realit të Madridit (1-1) në fushën e Betisit.
Përballë “blaugranave” është skuadra e vendit të dytë, befasia e madhe e kësaj pjese të parë të La Ligas, skuadër që po rivalizon pikërisht me gjigantët e futbollit spanjoll për kreun.
Xavi ka vendosur që nga krahu i majtë i mbrojtjes të luajë Cancelo, Kounde në të djathtë e Christensen-Araujo në qendër.
Në mesfushë është treshja De Jong-Gundogan-Pedri ndërsa në sulm Lewandowski, Raphinha e Joao Felix.