Nëna e Rabiot përgënjeshtron marrëveshjen e re me Juventus

Futboll

Nëna e Rabiot përgënjeshtron marrëveshjen e re me Juventus

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 12:03
Rabiot

Nëna e Adrien Rabiot, Veronique Rabiot, ka përgënjeshtruar lajmet se mesfushori francez ka nënshkruar kontratë të re me Juventus, shkruan ANSA.

“Nuk është e vërtetë. Adrien nuk ka vendosur ende asgjë.

Nuk jam e lumtur me lajmet e rreme.”, tha Veronique Rabiot.

Kontrata aktuale e Rabiot me Juventus skadon në qershor të vitit 2024, ndërsa Juventus po provon që ta bindë lojtarin për ta zgjatur bashkëpunimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat