Zlatan Ibrahimoviq do të rikthehet për herë të tretë te Milani, këtë herë do të jetë pjesë e bordit.
Ibrahimoviq do të punojë afër me pronarin e Milanit, Gerry Cardinale, që ta ndihmojë klubin dhe grupin në muajt dhe vitet e ardhshme.
Sipas gazetarit të njohur, ish-sulmuesi suedez do të prezantohet së shpejt me të gjitha detajet.
Kujtojmë, që Ibrahimoviq u pensionua gjatë këtij pikërisht me fanellën e Milanit, në një stadium të stërmbushur të “San Siros”.
Suedezi gjatë periudhës në Milan ka fituar dy tituj të Serie A dhe Superkupën e Italisë.