Mesfushori i Manchester Unitedit, Scott McTominay, ka thënë që lojtarët e klubit qëndrojnë prapa menaxherit Erik ten Hag pavarësisht rezultateve të dobëta.
Unitedi është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve, si dhe në Premier Ligë po qëndron në vendin e gjashtë, duke humbur turpshëm në fundjavë nga Bournemouthi, 0:3 në shtëpi.
“Është përgjegjësi e lojtarëve, e para dhe kryesorja”, ka thënë McTominay.
“Ky nuk është rasti i njëjtë sikurse me disa menaxherë të tjerë ku ka qenë paksa toksike me raste – djelmoshat qëndrojnë prapa menaxherit”.