Egnatia kërkon mbylljen prfekte të sezonit, teksa do të kërkojë që të sigurojë vendin e parë për vitin 2023 në kampionat, ndërkohë që do të duelojë me Partizanin në datën 20 dhjetor për Superkupën e Shqipërisë, e për të shtuar një tjetër trofe në palmares.
Rrogozhinasit e kanë deklaruar që këtë edicion duan vetëm titullin kampion e deri më tani i kanë bërë gjërat mirë.
Do u mjaftonte një fitore në dy ndeshjet e fundit të këtij viti përballë Dinamo Cityt apo Tiranës për të garantuar vendin e parë pas dy fazash, ndëkohë që mund t’i bëjnë vetes një dhuratë këtë fundvit, nëse do triumfojnë dhe në Superkupën e Shqipërisë.
Dy objektiva të rëndësishëm për skuadrën e Edlir Tetovës, që e di mirë se nuk do të jetë një mision i lehtë, pasi të treja ndeshjet që ka përballë janë tepër të vështira.
Egnatia edicionin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë, ndërsa aktualisht dndohet në vendin e parë të Superligës me 34 pikë, kur janë luajtur 15 javë kampionat.