Klubi i basketbollit Sigal Prishtina e ka zyrtarizuar transferimin e Henrik Shirkos.
Basketbollisti kroat u largua pak ditë më parë nga Golden Eagle Ylli pasi qëndroi për dy vjet në Suharekë, ku e kishte fituar edhe titullin e kampionit të Kosovës.
Ndërsa sot, ai u bë me ekip të ri.
Bardhekaltrit i uruan mirëseardhje basketbollistit kualitativ, me të cilin synojnë që bashkërisht të arrijnë suksese në këtë edicion.
Prishtinasit synojnë të arrijnë suksese në basketbollin vendor, por edhe në Ligën Ballkanike, ku u rikthyen së fundmi.