Xhaja dhe Jorgji gjykojnë Gjimshitin dhe Xhixhën

Futboll

Xhaja dhe Jorgji gjykojnë Gjimshitin dhe Xhixhën

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Të enjtën në orën 18:45 do të luhet dueli mes Karabagut dhe Haken, në grupin H të vlefshëm për Ligën e Europën.

Në këtë ndeshje arbitri kryesor do të jetë Juxhin Xhaja ndërsa asistentët e tij Dojando Myftari dhe Rejdi Avdo.

Gjyqtari i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Kështu arbitrat shqiptar do të gjykojnë Redon Xhixhën, ish-sulmuesin e Tiranës.

Ndërsa në orën 21:00 Atalanta do të sfidojë në transfertë Rakov në grupin D. Kapiteni i Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti do të gjykohet nga Enea Jorgji. Asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çoka. Florian Lata do të jetë arbitri i katërt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat