Paulo Dybala do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre javë. La Joya pësoi dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, duke bërë që të dalë nga fusha e lojës.
Kjo është ndalesa e tretë këtë sezon për argjentinasin, pasi rikthimi në fushë parashikohet të ndodhë në vitin 2024.
Rikuperimi për ndeshjen kundër Juventusit, që do të luhet më 30 dhjetor, është shumë i vështirë.
30-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të Jose Mourinhos për ndeshjet me Sheriffin, Bologna-n, Napolin dhe Juventusi.