Chelsea pësoi një tjetër disfatë në kampionat, këtë herë ndaj Everton në transfertë duke u mposhtur me shifrat 2-0.
Në fushë për skuadrën e drejtuar nga Mauricio Pochetino ishte edhe Armando Broja, me sulmuesin që e nisi ndeshjen si titullar për t’u zëvendësuar në minutën e 67 pasi nuk mundi të linte gjurmë.
Së fundmi, për sulmuesin e kombëtares, por edhe për mesfushorin Conor Gallagher vijnë kritika nga një legjendë e Chelseat si John Obi Mikel. Ish-futbollisti shprehet se Broja nuk është në nivelin e klubit londinez, ndërsa për Gallagher theksoi se ai nuk do të kishte shans të luante në skuadrën e “Bluve të Londrës” vite më parë.
“Po e nis me mesfushën, Enzo dhe Caicedo janë lojtarë të mirë, por duan kohë. Cucurrela nuk është për Chelsean.
Në rolin e tij në të kaluarën luanin emra si Ashley Cole, Ëilliam Gallas apo Azpilicueta. Këta emra kanë vendosur një standard shumë të lartë për Chelsea-n. Edhe Broja nuk më duket në nivelin e Chelsea-t. Shpresoj që klubi të transferojë Osimhen pasi është lojtari që mund t’i sigurojë objektivat e Chelseat.
Gallagher? Lojtar i mirë, por jo për Chelsean. Nuk do të kishte shanse të ishte pjesë e titullarëve të skuadrës në kohën time”, u shpreh Mikel.