Ish-trajneri i Ajax ka qenë shpeshherë protagonist i paraqitjeve të luhatshme.
Lëvizja që shkaktoi më shumë diskutime ishte largimi i Cristiano Ronaldos – i cili më pas shkoi në Arabinë Saudite – për t’i bërë vend një talenti të ri, Rasmus Hojlund.
Një zgjedhje e cila deri më sot ka rezultuar e dështuar, e kushtëzuar nga mungesa e një lideri të nivelit të lartë si CR7 në dhomat e zhveshjes.
I këtij mendimi është edhe Piers Morgan, një fytyrë e njohur në Britaninë e Madhe, i cili ka kritikuar publikisht vendimet e holandezit:
“Erik Ten Hag hoqi sulmuesin më të mirë në histori (Cristiano Ronaldo) dhe e zëvendësoi atë me këtë djalë (Rasmus Hojlund), i cili ka shënuar 0 gola në 12 ndeshje në Premier League”.
Deklarata që i bëjnë njerëzit të diskutojnë dhe reflektojnë… Nëse Cristiano do të kishte qëndruar, a do të kishte ndryshuar diçka?