Bayern Munich do të japë 100 përqind kundër Manchester United të martën në ndeshjen e fundit të Grupit A në kuadër të Champions League, ka thënë trajneri Thomas Tuchel.
Kjo pavarësisht se skuadra gjermane tashmë ka siguruar vendin e parë.
“United do të japë gjithçka nesër për të kaluar, por do të shfaqim performancë të nivelit të lartë.
Kur e veshë fanellën e Bayern Munich duhet të sillesh si kampion, nuk ka rrugë tjetër", ka thënë Tuchel.
Bayern tashmë e ka fituar Grupin A për të siguruar një vend në 1/16 të Champions League, ndërsa United që gjendet në vendin e fundit në grup domosdoshmërisht duhet të fitojë për ta parë në fund nëse do të mund të kalojë në vendin e dytë./