Frank De Boer nuk është më trajner i Al-Jaziras. Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe e konsideron trajnerin holandez përgjegjës për paraqitjet e dobëta në javët e fundit.
Pika që mbushi kupën ishte humbja në Kupë kundër Al-Wahdas.
“Duke patë paraqitjet dhe rezultat e fundit, bordi i drejtorëve të Al Jaziras ka vendosur të shkarkojë Frank De Boer me efekt të menjëhershëm”, thuhet në një deklaratë të klubit.
Në kampionat, Al-Jazira e vendit të shtatë humbi 5-1 ndaj Ajman Club të premten. De Boer, i cili pasoi Marcel Keizer në verë, u shkarkua pas vetëm 13 javësh.
Pas largimit të tij nga Ajaxi (2016), trajneri u shkarkua nga Interi, Crystal Palace, Atlanta United dhe kombëtarja holandeze.