Skuadra e njohur zviceriane Servette FC nga Gjeneva është duke e rritur një talent të madh shqiptar. Bëhet fjalë për djaloshin, Leon Tairi..
Leoni është i lindur më 13 mars 2015 në Gjenevë. Ai me prindër është nga Çerkezi i Kumanovës.
Ani pse i ri në moshë, Tairi llogaritet një nga talentët më premtues të gjeneratës U14 të Servette FC, duke luajtur në pozicionin e sulmuesit. Ai mbanë fanellën me numër 11.
Ai me ekipin e tij me shumë sukses ka marrë pjesë nëpër turne të ndryshëm, duke fituar edhe kupa.
Shpejtësia, teknika dhe nuhatja për gol janë armët më të forta të tija, njofton Open-TV
Leojni i admiron yjet botëror të futbollit si: Leo Mesi dhe Cristiano Ronaldo, kurse nga shqiptarët Granit Xhakën me të cilën ka edhe një foto.
Leoni dëshiron që kur të rritet të vesh fanellën kuqezi dhe të luaj për Shqipërinë, edhe pse është i lindur dhe po rritet në Zvicër.