Sot në 21:00 në “Iduna Park” luhet një copë e madhe e kualifikimit në fazën pasardhëse të Champions-it për grupin F. PSG-ja sfidon vendësit e Dortmundit që i duhet të fitojë për të mbajtur vendin e parë në grup.
Humbja e fundjavës kundër Lajpcigut e ka tensionuar jo pak situatën në ekipin e Edin Terziçit.
“Po përballemi me një moment delikat, por nuk duhet të jetë alibi. Do të zbresim në fushë për rezultat”, tha trajneri i ekipit gjermane.
Në fakt, sfida e sotme tremb jo pak Luis Enrique.
Në konferencë për shtyp, trajneri i PSGsë tha: “Për ne është si një finale. Ka intensitet në lojën e tyre dhe ky presion është diçka për të cilën duhet të jemi të përgatitur.
Mjafton, mos akuzoni Donarumën sepse sa herë ai gabon fillojnë polemikat.
Konkurrenca mund të jetë shumë e madhe, sepse ai i yni është një grup shumë i komplikuar dhe renditja tregon se jemi të gjithë shumë afër.
Është e vërtetë që tani çdo lojë është vendimtare dhe ngjason si ato me eliminim direkt.
Dy skuadra mund të kualifikohen në varësi të rezultateve, kështu që deri në minutën e fundit nuk e dimë çfarë do të ndodhë.