Starton Kupa e Botës për Klube 2023, Al-Ittihad në çerekfinale!

Futboll

Starton Kupa e Botës për Klube 2023, Al-Ittihad në çerekfinale!

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:17
Al-Ittihad

Kupa e Botës për Klubet 2023 (edicioni i fundit me formatin aktual) filloi zyrtarisht me ndeshjen hapëse të “play-off”-it midis Al Ittihad (kampionët në fuqi të Arabisë Saudite) dhe Auckland City, që përfaqëson Oqeaninë dhe fituesin e Ligës së Kampionëve OFC. 

Gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Karim Benzemas, e cila fitoi me rezultatin komod 3-0 në Jeddah. me një gol të ish-lojtarit të Real Madridit (40’). Autorë të golave të tjerë ishin edhe Romarinho (29’) dhe N’Golo Kante (34’), i cili u votua gjithashtu edhe si lojtari i ndeshjes. Shijojeni golin e tij.

Pas këtij rezultati, sauditët e Al Ittihad kaluan në çerekfinale, ku ata do të përballen me Al Ahly. 

Fituesi i Champions League, Manchester City dhe fituesi i Copa Libertadores (Fluminense) do të hyjnë në garë vetëm në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klubet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat