Sulmuesi i Bayernit, Harry Kane, komentoi fitoren në fushën e Manchester United: “Ditët e fundit diskutuam mes veti se duhet të vinim këtu dhe të tregonim shumë më tepër vendosmëri, pasion dhe energji.
Mendoj se ia dolëm, ne e kontrolluam ndeshjen.
Është bukur ta marrim këtë fitore dhe ta mbyllim në krye grupin e Champions League. Ishte shumë e çuditshme të kthehesha në Angli si lojtar i Bayernit.
Jemi të kënaqur me mënyrën se si shkoi faza e grupeve.
Tri ndeshje pa shënuar? Ndonjëherë kaloni momente ku topi nuk shkon dot në rrjetë, pastaj ka të tjera ku ju mungon shënjestra ose kap shtyllën.
Është pjesë integrale e të qenit sulmues.
Thjesht duhet të jem i durueshëm, të vazhdoj të bëj atë që po bëj. E di që në këtë ekip do të kem mundësi dhe do të jem gati të përfitoj prej bashkëlojtarëve”.