Carlo Ancelotti ka thyer të gjitha rekordet në Champions League dhe është trajneri që ka fituar më shumë në karrierën e tij. Vetëm Pep Guardiola mund të krahasohet me të, por për Ruud Gullit nuk mund të hiqen paralele mes të dyve:
“Unë mendoj se Ancelotti është më i madh se Sir Alex Ferguson dhe Pep Guardiola për shkak të Ligës së Kampionëve që ka fituar.
Ai është një trajner i klasit të parë, mbret i Europës në suksese.
Si Pep dhe Sir Alex janë pjesë e historisë së futbollit dhe të këtij kompeticioni, por Ancelotti është mbreti i mbretërve, më i mirë se kushdo tjetër dhe unë jam shumë krenar për të”.
Ish-futbollisti holandez dhe trajneri aktual i Real Madridit luajtën së bashku për Milanin në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, duke fituar dy Kupa Europiane.