Arbitri vizaton në dorë si një student para provimit

Futboll

Arbitri vizaton në dorë si një student para provimit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:14
Pamje

Një nga protagonistët e ndeshjes së Champions League mes Interit dhe Real Sociedad ishte gjyqtari zviceran Sandro Scharer, i cili nuk tërhoqi vëmendjen për shkak të një vendimi të caktuar, por për një situatë të pazakontë.

Domethënë, në mes të ndeshjes, ai ndau dy rreshta në dorë.

Në pëllëmbën e dorës shihje dy rreshta të shkruara me stilolaps, tre shkronja: I (Inter) dhe RS (Real Sociedad dhe numri 5. Skena zgjoi kureshtjen e shumëkujt, sepse nuk është parë kurrë që në një ndeshje të këtij niveli, një gjyqtari të shkruajë si një student gjatë provimeve.

Numri 5 i përkiste Igor Zubeldia, i cili mori karton të verdhë pas një faulli ndaj Thuram.

Më pas arbitri i tregoi gjyqtarit të katërt se numrin pesë e kishte të shënuar në dorë. Megjithatë, shumë njerëz pyesin pse arbitri, në vend që të shënonte te letra si kolegët e tij, vendosi të shkruante drejtpërdrejt në dorën e tij? Kjo pasi ekzistonte mundësia që djersa të fshinte atë që ishte shkruar.

Por arbitri zgjodhi këtë mënyrë pasi kërkoi të merrte informacionin që i nevojitej shumë më shpejt, pa pasur nevojë të përdorte shënime rreth lojtarëve që ishin ndëshkuar me karton të verdhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat