Elbasani është një prej skuadrave pretendente për të siguruar ngjitjen në Superiore për Sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Nevil Dedes aktualisht ëhstë në vendin e dytë në tabelën e kalsifikimit në Kategorinë e Parë.
Elbasanasit janë një ekip i ndërtuar kryesisht me lojtarë të Superiores dhe me eksperiencë në mënyrë që të arrihet te objektivi që ka klubi. Por në Elbasan ka nisur puna për përforcimin e skuadrës për pjesën tjetër të sezonit, pavarësisht se ende nuk ëhstë hapur merkatoja.
Një brazilian ka “zbarkuar” në Elbasan dhe do të jetë përforcimi i parë për ekipin e Dedes.
Leonardo Fernandes Joaquim da Silva, i njohur ndryshe si Leo Fernandes do të veshë fanelën e Elbasanit dhe zyrtarizimi i tij pritet në ditët në vijim. 27-vjeçari shumë shpejt do të vihet nën urdhrat e Dedes për të nsur përgatitjet me skuadrën dhe për të qenë sa më shpejt gati.
Braziliani luan si mbrojtës dhe mesfushor i djathtë dhe në këtë mënyrë do të jetë një vlerë e shtuar për trajneri Dede. Lojtari transferohet te Elbasani si lojtar i lirë, pasi ka mbyllur aventurën e tij te São Luiz.