Vllaznia i dha fund serisë së rezultateve pozitive të Dinamos, me shkodranët që fituan 3-1 ndaj “Bluve”.
Tashmë nuk ka kohë për të humbur dhe te “nëndetësja” kanë nisur punën për ndeshjen e radhës.
Dinamo do të përballet me Egnatian, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Dritan Mehmeti ka nisur të analizojë gabimet që ekipi i tij bëri ndaj kuqebluve në mnëyrë që t’i korigjojë për duelin e radhës.
“Blutë” nuk kërkojmë më hapa fals dhe do të bëjnë maksikumin ndaj kryesuesve për t’u rikthyer te rezultatet pozitive, të cilat do ta afronin akoma më shumë me “Final – Four”. Aktualisht Dinamo mban vendin e 6-të në klasifikim me 19 pikë, 3 më pak se Skënderbeu i vendit të 4-të.