Collina, i tronditur nga dhunimi i arbitrit në Turqi

Futboll

Collina, i tronditur nga dhunimi i arbitrit në Turqi

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
Collina

Futbolli botëror u ndal të martën, më 12 dhjetor, me sulmin brutal që arbitri turk Umut Meler mori pas përfundimit të duelit mes Ankaragücü dhe Rizespor. Reagimet e universit të futbollit nuk vonuan të mbërrinin, të gjithë të shtangur nga ajo që ndodhi dhe pa e besuar dot si diçka e tillë vazhdon të ndodhë.

“Halil Umut Meler është një arbitër i mirë dhe një person i mirë. As arbitri dhe as njeriu nuk e meritonin të përjetonin përvojën që pati në Ankara. Ai po bënte punën e tij kur u sulmua në fushën e lojës, në fund të një ndeshjeje.

Imazhi i Umut i shtrirë në tokë, me duart që ia mbronin kokën, ndërsa sulmuesit e shkelmuan, si dhe ai i mavijosjes nën sy, janë të tmerrshme”, – shprehet ish-arbitri i shquar italian, Pier Luigi Collina.

Megjithatë, ish-arbitri karizmatik nuk ka dashur të injorojë faktin se këto lloj veprimesh i pësojnë mijëra të tjerë në mbarë botën: “Shumica dërrmuese e tyre janë arbitra të rinj në fillim të karrierës së tyre.

Makinat e tyre nuk mund të bombardohen apo digjen për shkak se nuk dhanë një penallti, fjala vjen.

Dhe më e keqja, kjo nuk është një ekzagjerim. Është përgjegjësi e të gjithëve që të veprojnë dhe të bëjnë diçka para se të jetë tepër vonë, përpara se ky kancer të shkatërrojë futbollin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat