Barcelona ka mësuar kohën që pritet të mungojë portieri Mark-Andre ter Shtegen pas operacionit në shpinë.
Kirurgia franceze, Amelie Leglise, e cila ishte prezente në procedurën e ndërhyrjes kirurgjikale, e cila u krye të enjten e shkuar me sukses të plotë tregoi kohën e rikuperimit të gardianit gjerman, duke shtuar se ai do të mungojë të paktën deri në muajin shkurt të vitit 2024 dhe ka 3% shanse që të përsëritet.
Me këtë parashikim, Ter Shtegen, i cili ka humbur katër ndeshje deri tani, pritet të humbasë edhe ndeshjet e mbetura të këtij viti, kundër Antverpit, Valencias dhe Almeriës.
Ai mund të rikthehet kundër Granadës në 11 shkurt, ose për sfidat e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.