Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të trajnerit të ri të Kombëtares së Kosovës.
Emri më i përfolur aktualisht është trajneri spanjoll, Robert Moreno.
Madje, i pari i FFK-së u pa në darkë me të dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi.
E trajneri i mirënjohur dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit”, Ismet Munishi ka bërë reagimin e parë.
“Emri i selektorit kalon kah zyret e Luis Enriques… Ose kah?”, shkroi Munishi.