Manchester City ka shënuar fitore në Beograd, me rezultat 3:2 ndaj Cërvena Zvezdës.
Kampioni i Anglisë la shënuar fitore e gjashtë rresht në Grupin G të Champions League.
Kjo ishte ndeshja e fundit e grupi G.
Golat i realizuan Hamilton (19'), Bobb (62') e Phillips (85’ – nga penalltia) e për Zvezdën shënuan Hwang In-Beom (76’) e Katai (90+1’).
City u paraqit pa Erling Haalandin.
Manchester City dhe Leipzig kualifikohen në të tetën e finales.
Grupi G
Cërvena Zvezda - Manchester City 2:3 (0:1)
RB Leipzig - Young Boys 2:1 (0:0)
Renditja
1. Manchester City 6 6 0 0 18:7 18
2. RB Leipzig 6 4 0 2 13:10 12
3. Young Boys 6 1 1 4 7:13 4
4. Cërvena Zvezda 6 0 1 5 7:15 1